top of page
E BARDHË SHIRIT.png

INTERPOLI: ME URDHËR TË SPAK U ARRESTUAN DENIS META DHE ARJAN TUKU.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 17, 2024
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat spanjolle të hetimit penal arrestuan z. Denis Meta.

 

Strukturat italiane të hetimit penal arrestuan z. Arjan Tuku, me moshë 36 vjeç, nga Lezha.

 

Ata ishin të shpallur në kërkim policor ndërkombëtar nga Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

 

Sipas hetimeve të SPAK ata rezultojnë të implikuar në episode të ndryshme kriminale.

 

Arrestimet e tyre u kryen në bashkëpunim mes Interpol Tirana dhe autoriteteve italiane dhe spanjolle.


Nga hetimet paraprake të SPAK-ut rezulton se z. Tuku, 36 vjeç nga Lezha, ka tentuar të vrasë z. Aleks Ndreka.

 

Ai akuzohet edhe se ka siguruar kushtet për të kryer vrasjen e z. Durim Bami.

 

Ai akuzohet se në vitin 2020 ka trafikuar në Mal të Zi 168 kg hashash të cilat janë sekuestruar nga autoritetet malazeze.

 

“Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rezulton se shtetasi Arian TUKU, djali i Zefit dhe Veranikës, i datëlindjes 02.02.1988, në Lezhë, më datë 01.12.2020 ka tentuar të vrasë shtetasin Aleks NDREKA. Gjithashtu ky shtetas ka siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e shtetasit Durim BAMI.

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page