top of page
E BARDHË SHIRIT.png

INTELIGJENCA AMERIKANE (E CITUAR NGA ENTI MEDIATIK “CNN”) THA SE PEKINI PO PËRGATITET TË DËRGOJË ARMË NË IRAN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Sipas entit mediatik amerikan “Cnn”, duke cituar tre burime, zyrtarët e inteligjencës amerikane thonë se Kina po përgatitet të furnizojë Iranin me sisteme të reja mbrojtëse ajrore brenda disa javëve të ardhshme.


Rrjeti pohon se inteligjenca tregon se Teherani mund të shfrytëzojë qetësinë në luftime për të rimbushur rezervat e tij të sistemeve të armëve.


Dy nga burimet i thanë entit mediatik amerikan “Cnn” se Pekini do të përdorte një vend të tretë për të transportuar armët.


Një zëdhënës i ambasadës kineze në Uashington e mohoi këtë lajm.


Kina nuk i ka furnizuar kurrë armë asnjërës prej palëve në konflikt; informacioni në fjalë është i rremë”, tha ai.


Ky do të ishte një veprim provokues, duke pasur parasysh se Pekini pretendoi se kishte ndihmuar në ndërmjetësimin e marrëveshjes së brishtë të armëpushimit që pezulloi luftën midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara në fillim të kësaj jave - e thënë kjo sipas entit mediatik në fjalë.


Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) ka planifikuar gjithashtu të vizitojë Pekinin në fillim të muajit të ardhshëm për bisedime me Presidentin Shi Xhinping (Xi Jinping).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page