top of page
E BARDHË SHIRIT.png

INTELIGJENCA AMERIKANE DENONCOI SE GRUPI UAGNER DO TË FURNIZOJË HEZBOLLAHUN ME SA-22.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 2, 2023
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Inteligjenca amerikane beson se grupi paraushtarak rus Uagner (Wagner) po diskuton me Hezbollahun furnizimin e baterive të sistemit të mbrojtjes ajrore Sa-22, për lëvizjen shiite libaneze.


Këtë fakt e ka bërë të ditur sot gazeta Uoll Strit Xhërnëll (Wall Street Journal), duke cituar një burim të njohur me dosjen.


Gazeta nuk është në gjendje të konfirmojë nëse Sa-22 është dërguar tashmë në Lindjen e Mesme, por, i quan bisedimet në vazhdim midis Grupit Uagner (Wagner) dhe Hezbollahut një shqetësim të madh për Shtetet e Bashkuara.


Sistemi në fjalë bazohet në një përzierje raketash tokë-ajër dhe artilerie kundërajrore.


Në përpjekje për të dekurajuar Hezbollahun nga ndërhyrja në konfliktin e vazhdueshëm në Rripin e Gazës, Shtetet e Bashkuara kanë dërguar tashmë grupe sulmi nga dy aeroplanmbajtëse, USS Eisenhower dhe USS Ford, në Mesdheun lindor.


Grupi Uagner (Wagner) dhe njerëzit e Hezbollahut kanë qenë të pranishëm në Siri prej vitesh.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page