INTELIGJENCA AMERIKANE PARALAJMËRON PËR NJË PLAN TË REPUBLIKËS POPULLORE TË KINËS PËR TË RINOVUAR ARSENALIN BËRTHAMOR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 22
- 2 min read

Uashington, Amerikë | “Agjencitë e inteligjencës amerikane besojnë se Kina po punon për një brez të ri armësh bërthamore dhe ka kryer të paktën një provë sekrete vitet e fundit, si pjesë e një plani për ta bërë arsenalin e saj po aq të përparuar teknologjikisht sa ai botëror”.
Kështu raporton enti mediatik amerikan “CNN” - duke cituar disa burime të njohura me çështjen.
“Frika, është se Pekini ka ndryshuar strategjinë e tij bërthamore, tradicionalisht të bazuar në parimin e mospërdorimit të armëve e para, dhe po synon të përputhet me aftësitë ofensive të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë”, tha enti mediatik.
Sipas informacionit të dhënë nga burimet dhe deklaratave të zyrtarëve amerikanë, Republika Popullore e Kinës kreu një provë në muajin qershor të vitit 2020 në objektin Lop-Nur në veriperëndim të vendit, pavarësisht një moratoriumi të vetëimponuar për aktivitete të tilla që nga viti 1996.
Ushtrimi, së bashku me ushtrime të tjera të planifikuara, pritet t'i lejojë RPK-ës të përshpejtojë kërkimin e saj mbi armët e gjeneratës së ardhshme, si dhe të zhvillojë sisteme shtesë armësh të afta për të mbajtur koka bërthamore të miniaturizuara të shumta në një raketë të vetme.
Këto përfshijnë armë bërthamore taktike me rendiment të ulët për përdorim në skenarë rajonalë (si krizat e mundshme mbi Tajvanin), si dhe teknologji për të përmirësuar manovrimin, mbijetesën dhe besueshmërinë kundër sulmeve të mundshme parandaluese të ShBA-ës.
RPK-ës ka pasur arsenal bërthamor që nga viti 1964 dhe ka prodhuar koka bërthamore me një ritëm që përshpejtohet, por, ka kryer një numër relativisht të kufizuar testesh - 45 - ndërsa arsenali i saj i përgjithshëm duket se është ende inferior ndaj atij të superfuqive të tjera.
Për më tepër, autoritetet kineze thuhet se kanë treguar mosbesim në lidhje me besueshmërinë e sistemeve të tyre, duke bërë të nevojshme modernizimin.
“RPK-ës thuhet se ka treguar paranojë në rritje në lidhje me një sulm të mundshëm të ShBA-ës, i cili, ndodhi pikërisht rreth kohës së ushtrimit, në muajin qershor të vitit 2020”, tha një burim.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

















Comments