top of page
E BARDHË SHIRIT.png

INSTAT: KOSTOJA E NDËRTIMIT TË BANESAVE U RRIT ME 4.1 %.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 5, 2024
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Kostoja e ndërtimi të banesave shënoi një rritje prej 4.1 % gjatë tremujorit të katërt të vitit 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Sipas treguesve të INSTAT-it (të botuar në një raport) ndryshimi vjetor i Indeksit të Kushtimit në Ndërtim në tremujorin e katërt të vitit 2023 është 4.1 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 7 %.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin:

1- Shpenzime energjie me 9 %.

2- Shpenzime për paga me 4.5 %.

3- Shpenzime transporti.

4- Kosto të tjera, përkatësisht me 3.9 % secili.

5- Shpenzime materiale, me 3.3 %.

6- Shpenzime makinerie, me 1.5 %.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page