INFERMIERJA SHQIPTARE RIKËTHEN NË JETË 4-VJEÇARIN QË U MBYT NË PISHINË | FALENDEROHET SHUMË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 9, 2023
- 1 min read

Bern, Zvicër | Shqiptarja nga Kosova, znj. Nazlie Selimaj, me moshë 34 vjeç, donte të kalonte një ditë të këndshme me familjen e saj në pishinën e jashtme të një hoteli. “Motra ime jeton me familjen e saj atje, në rajon, dhe ne ishim shumë të lumtur se do të kalonim ditën në pishinë”- tha ajo.
Por më pas, pak para orës 17:00, një ngjarje e papritur ndodhi në njërën prej pishinave ku jë fëmijë ishte mbytur, dhe po transportohej me urgjencë nga një person i cili e mbante në krahë.
Ajo vrapoi menjëherë tek ata, mori fëmijën nga i ati dhe i dha ndihmën e parë, duke i bërë masazh zemre dhe frymëmarrje, akte që krijuan kushtet që fëmija të rifitonte vetëdijen, derisa erdhi ambulance dhe e shoqëroi për trajtim më të specializuar në spital.
Gjithçka shkoi mirë, dhe fëmija 4 vjeçar ndodhet në shtëpi me familjen. Babai i tij e falënderoi disa herë infermieren nga Kosova.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)



















Comments