INDONEZI | 16 PLEQ E PLAKA U DOGJËN TË GJALLË NË AZIL NDËRSA FLININ; SHKAQET E ZJARRIT NË HETIM PENAL PARAPRAK.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 29, 2025
- 1 min read
Xhakartë, Indonezi | “Gjashtëmbëdhjetë (16) veta kanë vdekur dhe tre (3) janë plagosur në një zjarr që shpërtheu në një azil pleqsh në Manado, në ishullin indonezian të Sulauesi”.
Kështu raportoi punonjësi i shpëtimit Xhimi (Jimmy) Rotinsulu për agjencinë franceze të lajmeve “Afp”.
“Shumë prej trupave të viktimave u gjetën brenda dhomave të tyre, duke shtuar se shumë nga banorët e moshuar me shumë gjasa po pushonin në dhomat e tyre të dielën në mbrëmje kur shpërtheu zjarri.
Autoritetet arritën të evakuonin 12 persona, të gjithë të padëmtuar, dhe t'i transferonin ata në një spital vendor”, shtoi ai.
Pamjet e transmetuara nga transmetuesi vendor “Metro TV” treguan flakët që përfshinë azilin e pleqve, ndërsa banorët vendas ndihmuan në evakuimin e një burri të moshuar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)







































Comments