top of page
E BARDHË SHIRIT.png

I NGARKUARI ME PUNË I AMBASADËS SË SHBA-ës NË HAVANË MAIK HAMËR (MIKE HAMMER): NDRYSHIMI NË KUBË ËSHTË I AFËRT; DO TË BËHET E PAMUNDURA PËR TË SHMANGUR GJAKDERDHJEN.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Feb 23
1 min read

Havanë, Kubë | I ngarkuari me punë i Ambasadës së ShBA-ës në Havanë, Maik Hamër (Mike Hammer), pohoi në një intervistë me gazetën spanjolle “ABC” se ka kontakte midis administratës së Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) dhe përfaqësuesve të qeverisë kubane, duke sugjeruar se një ndryshim në ishull mund të ndodhë këtë vit.

                                                  

“Ndryshimi është i afërt. Në çfarë forme? Do ta shohim”.


Kështu tha diplomati, i cili, tha se qëllimi është një tranzicion paqësor që shmang gjakderdhjen.


I ngarkuari me punë Hamër (Hammer), i emëruar gjatë presidencës së ish-Presidentit Xhëu Baidn (Joe Biden), ka qenë në Kubë për 15 muaj dhe ka udhëtuar në rajone të ndryshme për të kuptuar situatën reale në vend.


Ai  tha se politika e ShBA-ës synon të mbështesë popullin kubanez në aspiratat e tij për liri dhe mundësi ekonomike, dhe tregoi se embargoja dhe masat e reja të Presidentit Tramp (Trump) synojnë të parandalojnë përdorimin e të ardhurave nga nafta për të ruajtur shtypjen e brendshme.


“Me këto masa, ne nuk duam të bëjmë që asnjë kubanez të vuajë”, tha ai.


Sipas tij, 60% e naftës që mbërrin në ishull është rishitur në tregjet aziatike, pa asnjë përfitim për popullsinë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page