top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I OKB-së ANTONIO GUTERRES: KRIZA ENERGJETIKE E KUBËS PO PËRKEQËSOHET; NEVOJITET DIALOG.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Havanë, Kubë | Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, shprehu shqetësim për përkeqësimin e situatës në Kubë, e cila, është përkeqësuar prej kohësh nga një krizë e thellë energjetike.


Zëdhënësi Stefan (Stéphane) Dujarric bëri njoftimin, duke theksuar se mungesa e vazhdueshme e karburantit po ndikon rëndë popullsinë dhe po kompromenton funksionimin e shërbimeve thelbësore.


Kombet e Bashkuara theksojnë se nevojat e ishullit për naftë mbeten kryesisht të paplotësuara, me pasoja të rënda në ekonomi dhe jetën e përditshme.


Ai kujtoi se Asambleja e Përgjithshme ka bërë vazhdimisht thirrje për t'i dhënë fund embargos së imponuar nga ShBA-ës, ndërsa Sekretari Guterres përsëriti thirrjen e tij për dialog, duke përsëritur gatishmërinë e OKB-së për të bashkëpunuar në terren me autoritetet kubane për të mbështetur një përgjigje humanitare.


Kriza, e cila, vazhdoi prej dy vitesh, u intensifikua pasi furnizimet me naftë të Venezuelës u ndërprenë pas ndërhyrjes së Uashingtonit në Karakas në fillim të vitit 2026.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page