top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KUBË | PARTIA KOMUNISTE PO IMPORTON NAFTË KONTRABANDË NGA PANAMAJA DHE NGA RUSIA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 8 hours ago
  • 1 min read

Havanë, Kubë | Me sa duket, Partia Komuniste e Kubës po e anashkalon embargon amerikane të naftës duke importuar në mënyrë klandestine karburant nga vende të tjera, veçanërisht Rusia dhe Panamaja”.


Kështu tha një burim informacioni për entin mediatik spanjoll “ABC” (me lidhje me portin e Mariel-it, porti më i afërt i Kubës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës).


Kjo teori mbështetet edhe nga prania e një anijeje cisternë që hyri së fundmi në Gjirin e Matanzas, në pjesën perëndimore të ishullit.


Anija “Nicos IV” mban flamurin e Shën Vincentit dhe Grenadineve dhe ka një kapacitet prej mbi 300 mijë fuçish, megjithëse lloji dhe vëllimi i saktë i karburantit që transporton nuk dihen.


Nëse do të ketë origjinën nga një port i huaj, zyrtarisht do të ishte cisterna e parë e naftës që do të ankorohej në Kubë që nga 9 janari, kur “Ocean Mariner” mbërriti nga Meksika me afërsisht 85 mijë fuçi.


Nicos IV” nuk i nënshtrohet sanksioneve nga Uashingtoni, megjithëse është nën mbikëqyrje aktive për një shkelje të mëparshme mjedisore dhe përfshirjen e saj të kaluar në të ashtuquajturën urë energjitike midis Venezuelës dhe Kubës.


Dokumentet ligjore të ShBA-ës tregojnë se ajo i përket kompanisë greke të transportit detar “Nicos IV”.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page