top of page
E BARDHË SHIRIT.png

I DEHUR U PËRFSHI NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK ME PASOJË VDEKJEN E ENEIDA PISHKASHIT | GJYKATA SHQIPTOI MASËN “ARREST ME BURG” PËR JETMIR DACIN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 17, 2024
  • 1 min read

Elbasan, Shqipëri | Mbështetur mbi kërkesën proceduriale penale të prokurorisë së Elbasanit gjykata shqiptoi masën e sigurimit vetjak “arrest me burg” për z. Jetmir Daci.

 

Ai akuzohet se më 8 prill 2024 u përfshi në një aksident automobilistik në Prrenjas një tjetër automjet ku gjendeshin 6 veta.

 

Pas aksidentit automobilistik z. Daci iu bë testi i alkoolit ku rezultoi i dehur.

 

Si pasojë e aksidentit automobilistik vdiq znjsh. Eneida Pishkashi, me moshë 24 vjeçe.

 

Vajza tjetër e familjes Pishkashi, 10 vjeçe ka thyer këmbën, e po ashtu fraktura ka pësuar dhe vajza tjetër 6-vjeçare.

 

Znjsh. Pishkashi qëndroi prej 5 ditësh në gjendje kome në Spitalin e Traumës, por fatkeqësisht humbi jetën më 13 prill.

 

Z. Daci ndonëse rezultoi i dehur kur u përfshi në aksidentin automobilistik nuk u arrestua ditën që ndodhi ngjarja.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page