HONG KONG | VEPRIMTARI PRO-DEMOKRACISË DHE ISH-BOTUESI XHIMI (JIMMY) LAI U DËNUA ME 20 VJET BURG NGA AUTORITETET GJYQËSORE KOMUNISTE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 9
- 1 min read

Hong Kong, Republika Popullore e Kinës | Veprimtari Xhimi (Jimmy) Lai u dënua me 20 vjet heqje lirie.
Gjykata e Kaulunit Perëndimor (West Kowloon) shmangu burgimin e përjetshëm, dënimin maksimal të mundshëm, por vendosi një dënim shumë të ashpër ndaj ish-manjatit të medias së Hong Kongut, një nga veprimtarët kryesorë pro-demokracisë në ish-koloninë britanike, duke pasur parasysh moshën e tij 78 vjeç dhe shëndetin e pasigurt.
Veprimtari Lai u shpall fajtor në dhjetor për dy akuza për bashkëpunim sipas ligjit të sigurisë kombëtare të vendosur nga Pekini në qershor 2020 pas protestave masive pro-demokraci të vitit 2019, dhe një akuzë për kryengritje sipas një ligji kolonial.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments