top of page
E BARDHË SHIRIT.png

HONG KONG | MANJATI I MEDIAS PRO DEMOKRACISË XHIMI (JIMMY) LAI U SHPALL FAJTOR PËR BASHKËPUNIM KOMPLOTIST DHE PËR KRYENGRITJE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 hours ago
  • 1 min read
ree

Hong Kong, Republika Popullore e Kinës | Manjati i medias pro-demokracisë nga Hong Kongu, Xhimi (Jimmy) Lai, u shpall fajtor për bashkëpunim dhe kryengritje në gjyqin e tij penal për sigurinë kombëtare, në një vendim i shqiptuar nga gjyqtarët Aleks Li (Alex Lee), Esthër (Esther) Toh dhe Susana D'Almada Remedios të Gjykatës së Magjistraturës Uest Kaulun (West Kowloon).


Z. Lai, i cili, mbushi 78 vjeç javën e kaluar, u shpall fajtor për dy akuza për konspiracion me forcat e huaja sipas ligjit të sigurisë kombëtare të vendosur nga Pekini në muajin qershor të vitit 2020 dhe një akuzë të tretë për kryengritje sipas legjislacionit britanik të epokës koloniale.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page