HONDURAS | PRESIDENTI I KONGRESIT KOMBËTAR TOMAS ZAMBRANO: DO TA RUAJMË TRAKTATIN E EKSTRADIMIT ME SHBA-ËS (AI ISHTE PEZULLUAR NË VITIN 2024 NGA E PRESIDENTJA E MAJTË).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Tegukigalpa, Honduras | “Hondurasi do të ruajë traktatin e ekstradimit me Shtetet e Bashkuara”.
E thënë kjo sipas Presidentit të Kongresit Kombëtar të Hondurasit, Tomas Zambrano.
“Qeveria e ardhshme do të vazhdojë ekstradimin në vend dhe ne e deklarojmë këtë këtu, nga ky Kongres, në lidhje me këtë marrëveshje ekstradimi me aleatin dhe vëllain tonë kryesor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Presidenti i Kongrestit Kombëtar Zambrano - gjatë përpurimit të sesionit të ri legjislativ të kombit të Amerikës Qendrore.
Mbështetja e Presidentit Donald Trump për fushatën e Presidentit të Kongresit Kombëtar Zambrano dhe atë të Presidentit të zgjedhur, konservatorit Nasri (Nasry) “Tito” Asfura, ka vendosur tonin për marrëdhëniet dypalëshe në ciklin e ri politik.
Presidenti i Kongresit Kombëtar Zambrano deklaroi se do të përpiqet të sigurojë që traktati të jetë i qëndrueshëm dhe të mos kufizohet në një mandat të vetëm.
Ky vendim shënohet nga ndryshimi i fundit i qëndrimit nga qeveria në largim, e udhëhequr nga Presidentja Sjomara Kastro (Xiomara Castro).
Presidentja e krahut të majtë (mandati i së cilës përfundon nesër), urdhëroi pezullimin e marrëveshjes së nënshkruar në vitin 1912 më 28 gusht 2024, për shkak të tensioneve diplomatike me Uashingtonin, duke i akuzuar ShBA-ës për ndërhyrje në politikën e Hondurasit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments