HAVA MUKA (GJYSHJA GLEDIAN MUKËS) KËRKON DREJTËSI PENALE DHE CIVILE PËR NIPIN E SHARRUAR ME KALLASHNIKOV NË MEMALIAJ.
- Erton Duka

- Jul 22, 2024
- 1 min read
Memaliaj, Shqipëri | Znj. Hava Muka - gjyshja e z. Gledian Muka, kamarierit të pafajshëm të vrarë nga agjentura e krimit ordiner gjatë sulmit me armë që ngjau në Memaliaj - foli për entet mediatike.
Ajo kërkon drejtësi penale dhe civile për nipin e ndjerë.
“Djalin e kemi patur flori e shkuar floririt. Nuk e prisnim që të vritej djali. Ai punonte atje kamarier për bukën e gojës. Përse ma vranë djalin, përse?! E kishte lënë punën dhe po rrinte atje se ishte vapë. Unë jam gjyshja, në këto kushte kërkojmë të drejtën e djalit, përse na i vranë. Çfarë bën shteti, i morën jetën djalit! Floriri i nënës! Duam drejtësi që na vranë djalin pa faj, duke punuar. Ishte i ndershëm dhe punëtor. Kishte një vit që punonte atje kamarier. Punonte aty për bukuri. Një djalë i mrekullueshëm. E kishim yll mezi e kemi rritur”, tha gjyshja Hava.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































Comments