top of page
E BARDHË SHIRIT.png

HAUAI SHKRUMB E HI: 36 TË VDEKUR NGA ZJARRET | 14 MIJË OBJEKTE TË DJEGURA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 10, 2023
  • 1 min read

Hauai, Amerikë | Hawai është përfshirë nga zjarret. Flakët, të nxitura nga erërat e uraganit Dora, janë aktualisht jashtë kontrollit. Ndër zonat më të prekura është ishulli Maui, ku viktimat janë rritur në 36. Janë urdhëruar evakuime. Nënguvernatori i Maui-t ka raportuar zjarre të paprecedentë dhe i ka bërë thirrje popullatës që të ndjekë urdhrat e autoriteteve. Dhjetra njerëz u derdhën në spitale të cilët pësuan djegie ose thithën tym. Flakët, të nxitura gjithashtu nga erërat e forta të uraganit Dora, kanë shkatërruar tashmë 14 mijë ndërtesa, duke përfshirë ikonën Front Street, shtëpira dhe biznese. Zjarret në pyje në qarkun Maui janë aktualisht jashtë kontrollit. Tani uragani i kategorisë katër po lëviz në jug. Qytetarët përjetuan momente paniku. Roja Bregdetare shpëtoi disa persona që ishin hedhur në oqean në përpjekje për të shpëtuar. Dy mijë udhëtarë u bllokuan në aeroportin Kahului pasi të gjitha fluturimet u anuluan për shkak të një reje të dendur tymi të zi të lëshuar nga zjarret. Guvernatorja në detyrë Silvia Ljuk (Sylvia Luke) lëshoi ​​një njoftim urgjent në emër të guvernatorit Xhosh Grin (Josh Green), i cili tani është në udhëtim, dhe aktivizoi Gardën Kombëtare të Arkipelagut. Presidenti i SHBA Baiden ka “urdhëruar të gjitha mjetet federale të disponueshme në ishuj për të ndihmuar në përgjigje ndaj katastrofës. Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page