top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GUATEMALË | PRESIDENTI BERNARDO AREVALO: NJË ANTENË STARLINK U ZBULUA NË BURG; BANDAT KRIMINALE PO PËRDORIN TEKNOLOGJINË SATELITORE.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Jan 28
1 min read

Qyteti i Guatemalës (Ciudad de Guatemala), Guatemalë | Autoritetet e Guatemalas kanë konfirmuar zbulimin e një terminali satelitor Starlink brenda një burgu, duke zbuluar një nivel të ri të sofistikimit teknologjik midis rrjeteve kriminale që veprojnë në burgje.


Njoftimi u bë nga Presidenti Bernardo Arévalo, i cili, theksoi se përdorimi i sistemeve satelitore u lejon të ndaluarve të anashkalojnë blloqet tradicionale të komunikimit celular.


“Ministri i Brendshëm Marko (Marco) Antonio Villeda – raportoi shtypi vendor - pranoi se masat e miratuara deri më tani (të bazuara kryesisht në marrëveshjet me operatorët telefonikë) kanë rezultuar të pamjaftueshme përballë ruterëve, antenave dhe rrjeteve autonome të instaluara ilegalisht”.


“Të burgosurit krijojnë rrjetin e tyre të komunikimit”, tha ai - duke pranuar gjithashtu rolin e korrupsionit të brendshëm në lehtësimin e hyrjes së këtyre pajisjeve.


Si pjesë e një ofensive më të gjerë kundër krimit të organizuar, forcat e sigurisë arrestuan 26 veta që besohet se janë përfshirë në vrasjen e dhjetë oficerëve të policisë më 18 janar në një sulm të koordinuar që i atribuohet bandës kriminale “Barrio 18”.


Autoritetet më pas intensifikuan kërkimet dhe shtrënguan sigurinë rreth burgjeve.


Inteligjenca ushtarake dhe policia po punojnë gjithashtu së bashku për të çmontuar sistemet e përparuara të komunikimit, ndërsa qeveria ka njoftuar ndërtimin e burgjeve të reja të projektuara me kritere anti-lidhje dhe ndarjen e fondeve shtesë për një strukturë me siguri maksimale.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page