GUATEMALË | 293 ANËTARË BANDASH KRIMINALE TË ARRESTUAR QË NGA FILLIMI I GJENDJES SË JASHTËZAKONSHME 30-DITORE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 22
- 1 min read

Qyteti i Guatemalës, Guatemalë | “Të paktën 293 veta u arrestuan nga forcat e sigurisë të Guatemalës në tre ditët e para të gjendjes së jashtëzakonshme, e shpallur në përgjigje të trazirave të fundit dhe sulmeve të armatosura kundër policisë”.
Ministri i Brendshëm Marko (Marco) Antonio Villeda pohoi se të arrestuarit ishin anëtarë të bandave kriminale të përfshira drejtpërdrejt në akte kriminale.
Operacionet çuan gjithashtu në sekuestrimin e armëve të zjarrit dhe në rikuperimin e mbi dyqind automjeteve.
Ministri Villeda theksoi urgjencën e rifitimit të kontrollit të sistemit të burgjeve, i cili, është 340% i mbipopulluar, duke e quajtur këtë një kusht të domosdoshëm për çdo strategji të sigurisë publike.
“Ne do të përdorim të gjitha burimet e shtetit për të zgjidhur situatën, duke bërë gjënë e duhur për vendin pa marrë parasysh llogaritjet politike”, përfundoi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments