top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GUATEMALË | KONGRESI MIRATOI GJENDJEN E SHTETRRETHIMIT 30-DITOR PAS VRASJES SË 9 PUNONJËSVE TË POLICISË NGA BANDAT KRIMINALE TË CILAVE QEVERIA U HOQI PRIVILEGJET NËPËR BURGJE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 minutes ago
  • 1 min read

Qyteti i Guatemalës (zyrtarisht Nueva Guatemala de la Asuncion), Guatemalë | Kongresi i Guatemalës ratifikoi një gjendje shtet-rrethimi 30-ditore në përgjigje të një vale krimesh të dhunshme që kulmoi me vrasjen e nëntë punonjësve të policisë.


Dekreti, i lëshuar nga Presidenti Bernardo Arevalo, u miratua me shumicë prej 149 votash pro dhe një kundër.


Masa kufizon përkohësisht disa garanci kushtetuese, duke përfshirë lirinë e tubimit dhe rregullat e paraburgimit, duke u lejuar autoriteteve të kryejnë arrestime pa urdhër arresti për dyshime për kryengritje.


Megjithatë, Kongresi miratoi ndryshime specifike për të siguruar që gjendja e rrethimit të mos përdoret për të persekutuar kundërshtarët politikë dhe për të lejuar ende aktivitete dhe panaire kulturore.


Vizitat tek të burgosurit e lidhur me bandat kriminale u pezulluan gjithashtu.


Përshkallëzimi i dhunës erdhi si pasojë e hakmarrjes së organizatave “Barrio 18” dhe “Mara Salvatrucha” kundër qeverisë, e cila kohët e fundit rimori kontrollin e burgjeve, duke u hequr privilegjet udhëheqësve të bandave.


Gjatë një ceremonie solemne, qeveria u bëri homazhe punonjësve të Policisë të rënë në krye të detyrës, duke i quajtur ata heronj që nuk do të harrohen.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page