GREQIA + BULLGARIA + RUMANIA NËNSHKRUAN MARRËVESHJE PËR KORRIDORIN E TRANSPORTIT RRUGOR “EGJE-DETI I ZI”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 2 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Pas jo më pak se 16 vitesh, seksioni i autostradës E65 që lidh Laminë (në Greqinë qendrore) me Kalambakën (në Thesali) u përurua zyrtarisht të martën në prani të Kryeministrit Qirjakos Micotaqis (Kyriakos Mitsotakis).
Ky është një seksion prej 136 kilometrash i rrugës që kryeministri grek e quajti një ëndërr dekadash.
“Autostrada nuk është ende gati plotësisht, por vetëm tre të katërtat, pasi seksioni i fundit që lidh Kalambakën me Rrugën Egnatia (Egnatia Odos) - autostradën që kalon nëpër Greqinë veriore - e cila mbulon 46 kilometra të tjera, do të jetë gati në dy vitet e ardhshme”, sipas Kryeministrit Micotaqis (Mitsotakis).
Marrëveshja midis Greqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë për Korridorin Vertikal Egje-Deti i Zi, një aks strategjik hekurudhor dhe rrugor që do të lidhë të tre vendet nëpërmjet Aleksandropolit, është nënshkruar në Bruksel.
Marrëveshja u nënshkrua nga Komisioneri Evropian për Transportin dhe Turizmin e Qëndrueshëm, Apostolos Xhixhikostas (Tzitzikostas), Ministri Alternativ i Infrastrukturës dhe Transportit, Konstantinos Kiranaqis (Kyranakis), Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit bullgar, Grozdan Karadjov, dhe Zëvendësministri i Transportit rumun, Ionut-Kristian (Cristian) Sevoiu, duke shënuar forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe nisjen e një projekti me rëndësi të lartë gjeopolitike dhe ekonomike për rajonin.
“Memorandumi synon ta transformojë vendndodhjen gjeografike në një avantazh të konsiderueshëm strategjik dhe të harmonizojë planifikimin, oraret dhe financimin”, tha Komisioneri Evropian për Transportin dhe Turizmin e Qëndrueshëm, Apostolos Xhixhikostas (Tzitzikostas), duke nënvizuar në fjalimin e tij rolin vendimtar të Korridorit Vertikal Egje-Deti i Zi në rrjetin evropian të transportit.
“Siç tha ai, një rol qendror në këtë kuadër të ri i përket boshtit Selanik-Aleksandropol-Bukuresht, i cili do të përbëjë një nga arteriet strategjike më të rëndësishme në Evropë, me rëndësi kritike si për lidhshmërinë ashtu edhe për lëvizshmërinë ushtarake të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments