top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GREQI | PARLAMENTI MIRATOI BLERJEN E SISTEMEVE RAKETORE NGA IZRAELI ME VLERË 650 MILIONË €.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 2 min read
ree

Athinë, Greqi | Deputetët grekë miratuan të enjten vonë blerjen e 36 sistemeve të artilerisë raketore PULS nga Izraeli për rreth 650 milionë euro (757.84 milionë dollarë)”.


Kështu i thanë agjencisë kanadeze të lajmeve Rojtërs (Reuters) dy zyrtarë me njohuri për çështjen.


Greqia ka thënë se do të shpenzojë rreth 28 miliardë euro (32.66 miliardë dollarë) deri në vitin 2036 për të modernizuar forcat e saj të armatosura, ndërsa del nga kriza e borxhit të viteve 2009-2018 dhe përpiqet të mbajë ritmin me rivalin e saj historik, Turqinë.


Në një seancë të mbyllur, komisioni parlamentar i mbrojtjes miratoi blerjen e PULS”, i tha një zyrtar i lartë me njohuri për çështjen agjencisë së lajmeve të sipërcituar.


Një zyrtar i dytë konfirmoi miratimin e parlamentit, duke shtuar se kostoja do të ishte rreth 650 deri në 700 milionë €.


Greqia dhe Izraeli kanë lidhje të forta ekonomike dhe diplomatike; kanë kryer disa ushtrime të përbashkëta vitet e fundit dhe operojnë një qendër trajnimi ajror në Greqinë jugore.


Greqia është gjithashtu në bisedime me Izraelin për të zhvilluar një kupolë mbrojtëse kundërajrore dhe raketore me vlerë 3 miliardë €.


Sistemi PULS, i prodhuar nga Elbit i Izraelit, ka një rreze veprimi deri në 300 km (190 milje) dhe do të ndihmojë në mbrojtjen e kufirit verilindor të Greqisë me Turqinë dhe ishujt grekë në Egje”, thanë zyrtarët.


Marrëveshja përfshin gjithashtu ndërtimin e komponentëve në Greqi.


Greqia dhe Turqia, aleate të NATO-s, kanë qenë prej kohësh në mosmarrëveshje për çështje që përfshijnë fillimin dhe mbarimin e shelfeve të tyre kontinentale, burimet e energjisë, fluturimet mbi Egje dhe ishullin e ndarë etnikisht të Qipros.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page