GREQI: SHPËRTHEN DEPOJA USHTARAKE ME ARMATIME NË VOLOS | LAJM NË PËRDITËSIM.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 27, 2023
- 1 min read

Volos, Greqi | Në Greqi situata me zjarret vijon të jetë kritike.
Sipas mediave, një depo me armatime e Forcave Ajrore Greke, e gjendur në Nea Anqialo, në Volos, ka shpërthyer sot në orën 17:45, por nuk raportohet për viktima.
Sipas informacioneve, shpërthimi ndodhi pasi një zjarr që kaploi zonën të mërkurën, u përhap në aeroportin ushtarak, që shërben si bazë e krahut luftarak 111, të Forcave Ajrore Taktike.
Shpërthimi është dëgjuar në Volos, dhe në zonën më tutje tij, ndërsa në zonën e Nea Anchialos janë thyer xhamat e banesave.
Vala goditëse e saj bëri që banorët në Volos të dalin nga shtëpitë e tyre.
Lajm në përditësim...
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)














Comments