GREQI | SHOFERËT E TAKSIVE FILLUAN GREVË 3-DITORE NË MBARË VENDIN; KUNDËRSHTOJNË AFATIN E QEVERISË E CILA KËRKON QË AUTOMJTETET TË JENË ELEKTRIKE PËR TË VEPRUAR NË SELANIK DHE NË ATHINË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read

Athinë, Greqi | Shoferët e taksive janë në grevë në të gjithë Greqinë për shkak të afateve kohore të qeverisë për kalimin e tyre të detyrueshëm në përdorimin e automjeteve elektrike dhe kundër konkurrencës nga shërbimet e tjera.
Shoferët e taksive në Athinë nisën një grevë tre-ditore të martën (e cila përfundon në orën 6 të mëngjesit të premten) ndërsa taksistët në të gjithë Greqinë do të lënë punën të mërkurën dhe të enjten.
Që nga 1 janari, të gjitha taksitë e reja që u është dhënë leja për të operuar në Athinë dhe Selanik duhet të jenë me energji elektrike.
Por sindikalistët thonë se është shumë herët për këtë nisëm, duke argumentuar se qyteteve u mungojnë impiantet e nevojshme të rimbushjes dhe duan që afati të zgjatet për disa vjet.
Shoferët e taksive në Athinë po planifikojnë një protestë drejt aeroportit të kryeqytetit të mërkurën.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments