top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GREQI: KULMI I STADIUMIT OLIMPIK TË ATHINËS RREZIKON TË SHEMBET.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 4, 2023
  • 1 min read

Athinë, Greqi | Kulmi i Stadiumit Olimpik në Athinë, i projektuar nga arkitekti spanjoll Santiago Kalatrava (Santiago Calatrava), rrezikon të shembet. Stadiumi u mbyll për siguri pasi u zbuluan probleme sigurie për çatinë e stadiumit, dhe të velodromit ngjitur: dy ndërtesat nuk përputhen me nivelet e përshtatshmërisë statike të kërkuara me ligj. Të dy objektet janë të vendosura në Oaka, Qendra Olimpike në Athinë, e cila është kompleksi më i madh sportiv në Greqi. Njoftimi i mbylljes ngjalli polemika për mungesën e mirëmbajtjes vitet e fundit. Z. Stefanos Kasellaqis (Stefanos Kasselakis), lideri i zgjedhur së fundmi i opozitës së majtë Siriza, e quajti stadiumin “simbolin e një vendi që po shembet në të gjitha nivelet; një shtet që braktis gjithçka dhe këdo, për fatin e tij. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page