GREQI | MINISTRI I MBROJTJES KOMBËTARE NIKOS DHENDHIAS (DENDIAS): DUHET TË NDRYSHOJMË GJITHÇKA PËRVEÇ VLERAVE TONA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 3 min read
Athinë, Greqi | Ministri grek i Mbrojtjes Kombëtare Nikos Dhendhias (Dendias) theksoi nevojën për të investuar në aftësitë mbrojtëse dhe për të forcuar mbrojtjen greke përmes “Axhendës 2030”.
Qëllimi është të forcohet pjesëmarrja greke në programet e armatimit me të paktën 25% vlerë të shtuar greke nëpërmjet njohurive dhe prodhimit.
Qendra Helenike për Inovacionin në Mbrojtje vepron si një urë lidhëse midis Forcave të Armatosura dhe startup-eve për zhvillimin e zgjidhjeve innovative.
“Axhenda 2030” është një përpjekje gjithëpërfshirëse reformuese me ndryshime të gjera në të gjithë sektorët, duke ruajtur njëkohësisht vlerat themelore.
Duke folur në një konferencë të entit mediatik “CNN Greece” me titull “CNN Insights Defense Tech”, Ministri Dhendhias (Dendias) theksoi nevojën që Greqia të investojë në aftësitë e saj mbrojtëse si dhe nevojën për të forcuar prodhimin vendas dhe shfrytëzimin e burimeve njerëzore greke në mes të tensionit global.
“As siguria nuk është e dhënë, as paqja nuk është gjendja në të cilën jeton planeti. Prandaj, ne jemi të detyruar të investojmë në aftësinë tonë mbrojtëse dhe fuqinë tonë parandaluese. Të investojmë dhe të bashkëpunojmë me vendet që ndajnë shqetësimet tona”, tha Ministri Dhendhias (Dendias).
Më pas ai vlerësoi nevojën për të investuar më mirë fondet në shpenzimet e mbrojtjes, pasi në të kaluarën ishin investuar afërsisht 300 miliardë euro pa rezultatin e dëshiruar.
Kështu, ai theksoi qasjen e ndryshme të Forcave të Armatosura që do të mbajë firmën e tij dhe do të bazohet kryesisht në pjesëmarrjen greke me qëllim transferimin e njohurive dhe prodhimit.
Në këtë kontekst, Qendra Helenike për Inovacionin në Mbrojtje (H.C.I.) është e thirrur të luajë një rol vendimtar , e krijuar për të mbushur një boshllëk kritik në treg.
Organizata vepron si një urë lidhëse midis nevojave të Forcave të Armatosura dhe inovacionit, duke transferuar çështjet operacionale te startup-et me qëllim zhvillimin e zgjidhjeve.
Ministri Dhendhias (Dendias) përshkroi tre objektiva kryesore strategjike:
1- Aftësinë e Greqisë për të trajtuar nevojat e saj mbrojtëse pa varësi nga të huajt.
2- Shfrytëzimin e kapitalit njerëzor vendas.
3- Kontributin në uljen e deficitit në bilancin e pagesave të jashtme.
Boshti qendror i kësaj politike është forcimi i pjesëmarrjes greke në programet e armatimit.
Siç theksoi ai, qëllimi është të vendoset një raport prej 75%-25%, ku të paktën 25% lidhet me vlerën e shtuar greke, nëpërmjet transferimit të njohurive dhe prodhimit vendas.
Tashmë, një pjesë e ndërtimit të fregatave “Belharra” po kryhet në kantieret detare greke, ndërsa fregata e katërt “Themistokli” është planifikuar të përfshijë pjesëmarrjen greke në një shkallë prej 25%.
Një pjesëmarrje e ngjashme është planifikuar edhe në programin “Mburoja e Akilit”.
Ministri Dhendhias (Dendias) theksoi se pa ndryshuar mënyrën aktuale të funksionimit, vendi nuk do të jetë në gjendje t'u përgjigjet sfidave.
Në këtë kontekst, ai foli për një përpjekje gjithëpërfshirëse reformash përmes “Axhendës 2030”, e cila, parashikon ndryshime të gjera në të gjithë sektorët, me përjashtim - siç vuri në dukje ai - të parimeve dhe vlerave themelore.
Në mbyllje, ai shprehu kënaqësinë e tij për organizimin e konferencave të fokusuara në mbrojtje dhe inovacion, duke theksuar se ato kontribuojnë ndjeshëm në debatin publik dhe në formulimin e një strategjie të re për vendin.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)





Comments