GREQI | KRYEMINISTRI QIRJAKOS MICOTAQIS (KYRIAKOS MITSOTAKIS): GREQIA DO T'I JAPË PËRPARËSI TEKNOLOGJISË SË PËRPARUAR PËR TË MBROJTUR SIGURINË KOMBËTARE.

Athinë, Greqi | “Greqia duhet të mbetet në ballë të përparimeve dhe ekspertizës globale të teknologjisë për të mbrojtur sigurinë kombëtare”.
Kështu tha të enjten kryeministri Qirjakos Micotaqis (Kyriakos Mitsotakis) gjatë një vizite në Akademinë Detare Helenike.
Ai u informua mbi një program trajnimi të zhvilluar nga Instituti i Teknologjisë i Masaçusetsit (MIT), të titulluar “Shkolla Verore MIT TRITON: Programi i Trajnimit për Robotikën Detare dhe Sistemet Autonome”, i cili po mbahet në mjediset e akademisë.
Ai tha se ishte shumë i kënaqur"me partneritetin me MIT-in, duke e përshkruar atë si një nga institucionet kryesore teknologjike në botë, dhe theksoi rolin e profesorit grek Triantafilu (Triantafyllou) si një urë lidhëse në bashkëpunimin midis universitetit amerikan dhe forcave të armatosura greke.
“Programi, mundëson cikle të rregullta trajnimi për personelin ushtarak dhe zyrtarët në teknologjitë e reja që po transformojnë natyrën e luftës moderne”, shtoi ai më tej.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments