GREQI: FAMILJES SHQIPTARE I SEKUESTROHET MBI 500 KG KOKAINË | ARRESTOHEN 5: EMRAT E TYRE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 29, 2023
- 2 min read

Selanik, Greqi | Një familje shqiptare u arrestua në Greqi, pasi akuzohet se ishte e përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike (kokainë). Konkretisht, u arrestua: 1- Z. Arjan Xhafaj, 50 vjeç, nga Cakrani i Fierit, i cili, konsiderohet edhe kreu i grupit të strukturuar kriminal. 2- Znj. Lutmira Xhafaj, 42 vjec, bashkëshortja e të lartpërmendurit. 3- Z. Klevis Muskaj, 21 vjeç. 4- Z. Avelino Feimaj (këta të fundit janë nipërit e z. Arjan Xhafaj). 5- Ilirian Baraj, 35 vjeç, nga Fieri, me shtetësi greke. Operacioni policor për shpartallimin e familjes të dyshuar kriminale shqiptare u zhvillua dje, rreth orës 17:40. Policia greke fillimisht ndaloi në Selanik një automjet, i cili, rezultonte i marrë me qira, në drejtimin e të cilit, ishte z. Klevis Muskaj. Në automjet policia i sekuestroi kokainë. Policia disa minuta më vonë u përpoq të ndalonte një tjetër automjet, në zonën e “Neous Epibates”, që drejtohej nga z. Avelino Feimaj, por, ai bëri rezistencë, duke u përpjekur të largohej, duke u përplasur fillimisht me një automjet policie, e më vonë, me murin rrethues të një shkolle. Policia greke zhvilloi kontrolle në shtëpinë e çiftit Xhafaj, ku arrestoi edhe z. Ilirian Baraj. Gjatë kontrollit trupor që u ndërmor ndaj të arrestuarve, u gjetën dhe sekuestruan 7440 euro, 7 celularë, 4 karta bankare dhe shënime dore. Lajm në përditësim... Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox


___.png)















Comments