top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GREQI: DIGJEN MË SHUMË SE 81 MIJË HEKTARË TOKË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 29, 2023
  • 1 min read

Aleksandropoli, Greqi | Greqia ende po përballet me atë që besohet të jetë një nga zjarret më të mëdha të regjistruara ndonjëherë në Kontinentin e Vjetër. Qendra e Koordinimit të Reagimit Emergjent të Komisionit ka mobilizuar 11 avionë zjarrfikës, dhe 1 helikopter, nga rezerva e “RescEU”, për të dalë prej tij. Gjashtë (6) vende evropiane më pas kontribuan me 6 ekipe zjarrfikësesh në terren, për të ndihmuar përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së. Kjo është bërë e ditur nga ekzekutivi evropian, i cili, saktësoi se bëhet fjalë për një nga operacionet më të mëdha të shuarjes ajrore, të regjistruar ndonjëherë në Bashkimin Evropian. Deri më tani, më shumë se 81000 hektarë janë djegur në rajonin grek të Aleksandropolit. Që kur Greqia aktivizoi Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së, janë aktivizuar 11 avionë zjarrfikës të shpëtimit të stacionuar në Kroaci, Qipro, Francë, Gjermani, Spanjë dhe Suedi, dhe 1 helikopter BllekHok (Blackhawk) nga Republika Çeke, 407 zjarrfikës dhe 62 automjete nga Bullgaria, Qiproja, Republika Çeke, Franca, Rumania, Serbia dhe Sllovakia. Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page