GOLEM | OLDION TUSHA DHE ELTON LUZATI U PËRFSHINË NË AKSIDENT ME MOTOMJET; MBETËN TË VDEKUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 13 minutes ago
- 1 min read
Golem, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se si pasojë e një aksidenti me motomjet mbetën të vdekur:
1- Z. Oldion Tusha, me moshë 42 vjeç, banues në Mirditë.
2- Z. Elton Luzati, me moshë 44 vjeç, nga Tirana.
Njoftim | Rreth orës 00:20, të datës 25.08.2026, në Golem, një motomjet me dy persona është përplasur me një bordurë.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi E. L., 44 vjeç, si dhe pasagjeri, O.T., 42 vjeç, banues në Mirditë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e shtetasit tjetër, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)







Comments