top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJYKATA PENALE NDËRKOMBËTARE KËRKON BASHKËPUNIM PËR ARRESTIMIN E PUTINIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 31, 2023
  • 1 min read

ree

Bruksel, Belgjikë | Vendet pritëse të samiteve ndërkombëtare kanë detyrimin ligjor për të bashkëpunuar me Gjykatën Penale Ndërkombëtare në kuadër të Statutit të Romës- tha një zëdhënës i GJNP, duke u shprehur pas vendimit të Afrikës së Jugut për t'i dhënë z. Vladimir Putin imunitet diplomatik, për ta lejuar atë të marrë pjesë në samitin e BRICS (Rusi, Brazil, Indi, Kinë dhe Afrikën e Jugut), i planifikuar për në fund të gushtit, pavarësisht urdhrit të arrestit të lëshuar në mars, nga Haga, kundër presidentit rus.


Sipas një njoftimi nga zyra e shtypit e Ministrisë së Jashtme të Afrikës së Jugut, dhe deklaratave të një zëdhënësi të saj, duket e diskutueshme nëse imuniteti rutinë i dhënë nga Pretoria për pjesëmarrësit e takimeve të vendeve të BRICS do të lejonte gjithashtu presidentin rus Vladimir Putin të mërrte pjesë në praninë e samitit të gushtit në Johanesburg pa u arrestuar.


Këto imunitete nuk anulojnë asnjë urdhër që mund të jetë lëshuar nga një gjykatë ndërkombëtare kundër një pjesëmarrësi në konferencë, thuhet në një deklaratë të lëshuar dje përmes aplikacionit whatsapp nga Departamenti i Afrikës së Jugut për Marrëdhëniet dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar (Dirco), pa përmendur z. Putin, por me referencë të qartë, për një njoftim mbi imunitetet dhe privilegjet diplomatike, për takimin e afërt të ministrave të jashtëm të BRICS në Keip Taun (Cape Town), dhe për samitin e BRICS, që do të mbahet në Johannesburg, në gusht, njoftimi botuar pardje në Gazetën Zyrtare të Afrikës së Jugut.

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page