top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJYKATA KUSHTETUESE DO TË SHQYRTOJË NË NJË SEANCË TË HAPUR KUSHTETUTSHMËRINË E TAKSIMIT TË PROFESIONEVE TË LIRA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 18, 2024
  • 2 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë sot në një seancë të hapur kushtetutshmërinë e Taksimit të Profesioneve të Lira.

 

Në Kosovë, profesionet e lira taksohen me 9%, ndërkohë që punëtorët taksohen me një progresivitet deri në 10% (pra, më poshtë se në Shqipëri).

 

Nëse në Shqipëri, profesionet e lira taksohen në letër me 15% deri në 23% në vendet e rajonit ky taksim është shumë më i ulët.


Qeveria pretendon se ata që e kundërshtojmë këtë taksë, janë anarkistë që nuk duam fare taksimin.

 

Qytetarët racionalë janë kundër taksimit të pandershëm dhe një sistemi korruptiv që i bën të paguajnë shumicën më shumë duke i rënduar në kurriz barrën e rëndë fiskale.

 

Politika e taksimit të pandershëm dhe sistemit korruptiv ka shkatërruar sipërmarrjen e lirë dhe padyshim riskmarrësit kanë vendosur të largohen nga vendi.

 

Rreziku është që profesionistët e lirë të shkojnë në Kosovë apo vendet fqinje të rajonit.

 

Bizneset e reja që po krijohen në Shqipëri janë në përqindje më të ulëtat që nga viti 2010.

 

Sipërmarrjet e reja për vitin 2023 ishin 10.5% e totalit të ndërmarrjeve aktive dhe ky është treguesi më i ulët që nga viti 2010, por dhe në nivelin e pandemisë.

 

Investimet e huaja direkte janë rritur në vlerë, por realisht ata janë investime në blerjen e apartamenteve pasi ekonomia e monopolizuar dhe ligjet me porosi të kësaj mazhorance nuk ofrojnë asnjë mundësi investimi serioz.

 

Kriza ekonomike që po kalon vendi është një krizë me origjinë mazhorancën socialiste dhe sistemin e korruptuar fiskal që kjo mazhorancë dhe qeveri ka sponsorizuar.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page