top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJYKATA E TIRANËS: 30 VJET BURG PËR ANDREW BODEN DHE 25 VJET BURG PËR ALBANO VELON | VRASËS TË EDMOND PAPËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 9
  • 2 min read

Updated: Jun 11

Z. Edmond Papa.
Z. Edmond Papa.

Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm e Tiranës shqiptoi dënime penale për:

1- Z. Andrew Bode (30 vjet heqje lirie).

2- Z. Albano Velo (25 vjet heqje lirie).

 

Ata u konsideruan vrasës të:

1- Z. Edmond Papa, me moshë 49 vjeç, vrasje e ndodhur në muajin dhjetor, të vitit 2022, në rrugën “Fadil Bodinaku”, në zonën e Selitës, në Tiranë, teksa ai gjendej te një lokal aty pranë.

 

Z. Papa ishte subjekt me precedentë penalë në Greqi, i dënuar penalisht për trafik drogërash.

 

Ai ishte i listuar si subjekt kriminal edhe nga autoritetet britanike të hetimit penal.

 

Ai kishte pak kohë që kishte ardhur në Shqipëri.

Në Tiranë gjendej për të shoqëruar të ëmën për disa vizita mjekësore.

 

Z. Andrew Bode ka lindur në Berat dhe është banues në Tiranë.

Zotërues i një kompanie që merrej me import dhe eksport + tregtim me shumicë dhe me pakicë të ujit të pijshëm + depozitimin dhe transportin e ujit të pijshëm + pijeve të tjera joalkoolike.

 

Ai u arrestua nga strukturat e Posaçme të Policisë së Shtetit (Reparti i Eleminimit dhe Neutralizimit të Elementit të Armatosur) më 28 gusht të vitit 2024, bashkë me miqtë e tij që e strehonin në Memaliaj, konkretisht me:

1- Z. Julian Kalemi.

2- Z. Andrea Kalemi.

 

Ai ishte shpallur në kërkim policor pas arrestimit të z. Albano Velo.


Z. Velo u arrestua më 31 dhjetor të vitit 2023 në pikën e Kalimit Kufitar Rinas teksa ishte duke u këthyer nga Franca.

Z. Andrew Bode.
Z. Andrew Bode.
Z. Albano Velo.
Z. Albano Velo.
ree

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page