top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PROKURORIA MBYLLI HETIMET PARAPRAKE PËR ALBANO VELON DHE ANDREA PAPËN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 27, 2023
  • 1 min read

ree

Tiranë, Shqipëri | Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet paraprake ndaj z. Albano Velo dhe ndaj z. Andrea Bode. Ata akuzohen si pjesëtarë të grupit kriminal që kreu vrasjen e z. Edmond Papa, në 16 dhjetor të vitit 2022. (Ky i fundit, biznismen nga Saranda). Ata ishin miq të z. Aleksandër Sadikaj, i cili, u vra me shpërthim me lëndë plasëse, afër qendrës tregtare TEG. Z. Albano Velo është djali i një ish-punonjësi të Policisë së Shtetit (i atashuar pranë Komisariatit Nr. 4, të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës). Zanafilla e krimit lidhet me shumë episode kriminale të ndodhura në territorin shqiptar dhe atë grek, të cilat, lidhen me tregtimin e bimëve dhe të lëndëve narkotike. Lajm në përditësim, ... Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page