GJYKATA E DREJTËSISË E BASHKIMIT EVROPIAN URDHËROI MALTËN TË MBYLLË PROGRAMIN E SAJ TË PASAPORTAVE TË ARTA.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 6 hours ago
- 2 min read

Bruksel, Belgjikë | Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian (GJED) deklaroi të martën se programi i Pasaportës së Artë i Republikës së Maltës, ku investitorët e huaj mund të aplikonin për t’u natyralizuar si shtetas maltezë për të bërë investime të drejtpërdrejta, përbënte komercializimin e shtetësisë së Bashkimit Evropian.
Kjo u konstatua si shkelje e detyrimeve të Maltës sipas Nenit 20 të Traktatit për Funksionimin e Bashkimit Evropian (TFBE) dhe Nenit 4(3) të Traktatit të Bashkimit Evropian (TBE).
Gjykata zbuloi se programi i shtetësisë së Maltës për Shërbime të Jashtëzakonshme me Investime Direkte, i cili, filloi në vitin 2020, e komercializoi anëtarësimin në Bashkimin Evropian duke ua dhuruar atë investitorëve.
Gjykata u mbështet në faktin se Malta e paraqiti posaçërisht skemën si një skemë që ofronte përfitimet e shtetësisë së Bashkimin Evropian, duke përfshirë të drejtën për të lëvizur dhe banuar lirisht në Shtetet e tjera Anëtare.
Çështja iu referua GJED-së nga Komisioni Evropian në muajin shtator të vitit 2022.
Komisioni pretendoi se dhënia e shtetësisë së BE-së në këmbim të pagesave ose investimeve të paracaktuara pa ndonjë lidhje të vërtetë me Shtetin Anëtar në fjalë është e papajtueshme me parimin e bashkëpunimit të sinqertë sipas Nenit 4(3) të TBE-së dhe konceptin e shtetësisë së BE-së sipas Nenit 20 të TFBE-së.
Skema u lejon investitorëve që kontribuojnë një minimum prej 600000 eurosh në investime të drejtpërdrejta në qeverinë malteze dhe kanë provë të qëndrimit në Maltë për 36 muaj, ose 750000 euro dhe paraqesin provë të qëndrimit për 12 muaj, t'u lëshohet një certifikatë natyralizimi nëse zotërojnë ose marrin me qira pasuri të paluajtshme në Maltë që arrijnë një shumë minimale, në varësi të disa kërkesave të tjera.
Programi u krijua sipas Nenit 10(9) të Aktit të Shtetësisë Malteze, i cili, parashikon që: “Ministri përgjegjës për çështjet e shtetësisë mund t'i japë një certifikatë natyralizimi si shtetas i Maltës një të huaji ose personi pa shtetësi, i cili, ka ofruar shërbime të jashtëzakonshme për Republikën e Maltës ose për njerëzimin, ose natyralizimi i të cilit është me interes të jashtëzakonshëm për Republikën e Maltës, dhe i cili plotëson kërkesat e përcaktuara sipas këtij Akti”.
Neni zbatohet pavarësisht dispozitave të tjera të aktit ose ndonjë ligji tjetër maltez.
Që nga viti 2022, vetëm tre shtete anëtare të Bashkimit Evropian - Bullgaria, Qiproja dhe Malta - ofruan skema të ngjashme që jepnin shtetësi për të tërhequr investime.
Megjithatë, komisioni identifikoi 12 shtete që japin leje qëndrimi për të tërhequr investime.
Mbetet për t'u vëzhguar nëse dhënia e lejes së qëndrimit, në vend të shtetësisë, shkel traktatet e Bashkimit Evropian.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Yorumlar