GJYKATA E APELIT: VULA E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË I TAKON DEPUTETIT NËN HETIM PENAL SALI BERISHA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 11, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Apelit shqiptoi një vendim sipas përmbajtjes së të cilit, vula e subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë i takon deputetit nën hetim penal Sali Berisha.
Gjykata e Apelit nuk e pranoi ankimin e z. Lulzim Basha, duke lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Për më shumë se 2 orë seancë gjyqësore u dëgjuan përfaqësuesit ligjorë të Partisë Demokratike zyrtare të kryetarit Lulzim Basha, dhe të grupit demokrat të emërtuar si Rithemelimi, të deputetit nën hetim penal Sali Berishës.
Trupi gjykues përbëhej nga relatore Alma Ahmeti, me anëtare gjyqtaren Iliba Bezati dhe gjyqtaren Elona Toro.
Nga krahu i Partisë Demokratike zyrtare në gjykatë u paraqiten z. Indrit Sefa, z. Rezart Kthupi dhe z. Endri Hasa.
Nga krahu i Rethemelimit u krahas përfaqësuesve ligjorë ishin në gjykatë edhe deputetët Flamur Noka, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj.
Në seancën e 27 dhjetorit të vitit të shkuar Gjykata e Lartë i kërkoi Apelit të vendosë përfundimisht për këtë çështje.
Në argumentet e saj, Gjykata e Lartë u shpreh se Gjykata e Apelit nuk kishte kryer një hetim të plotë të çështjes, nuk kishte kuptuar natyrën e mosmarrëveshjes, dhe kishte interpretuar gabim normat dhe ligjin procedural.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)






































