GJYKATA E KRALEVËS LA NË BURG POLICËT E REPUBLIKËS SË KOSOVËS TË MARRË PENG NGA SERBIA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 16, 2023
- 1 min read

Kralevë, Serbia Jugore | Gjykata e Kralevës në Serbi, vendosi paraburgim për 3 policët e Republikës së Kosovës, të marrë peng nga forcat serbe më 14 qershor 2023, ndaj të cilëve u shqiptua masa e sigurimit personal “arrest me burg”.
Gjyqtari i procedurës penale paraprake në Gjykatën e Kralevës miratoi kërkesën e prokurorit publik, për lënien në burg të tyre, por nuk është ende e qartë kohëzgjatja e mbajtjes së tyre në paraburgim.
Gjithashtu, nuk janë bërë publike akuzat penale ndaj tyre.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë një fjale që mbajti në “Forumin e Prespës”, në Strugë, tha: “Dua ta falënderoj Departamentin amerikan të Shtetit që kërkoi lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të tre policëve të Kosovës. Kjo është rruga përpara”.
“Së pari, këta policë duhet të kthehen, por, në të njëjtën kohë, bashkësia ndërkombëtare duhet ta dënojë me vendosmëri dhe qartë agresionin e Serbisë në Kosovë”, shtoi me tej z. Kurti. Më herët, Indeksonline botoi lajme sikur policët e Republikës së Kosovës të marrë peng nga Serbia ishin liruar, por ky lajm po rezulton i pavërtetë, për shkaqe dhe rrethana të cilat do të duhet të hulumtohen. Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)















Comments