top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJKKO KALOI PËR GJYKIM PENAL DOSJEN PENALE KUNDËR VANGJUSH DAKOS DHE DISA TË TJERËVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 17, 2024
  • 2 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), pranoi kërkesën proceduriale penale të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për kalimin për gjykim penal të akteve proceduriale penale në ngarkim të z. Vangjush Dako (ish-kryebashkiaku i Durrësit).

 

Kërkesa u pranua edhe për aktet proceduriale penale në ngarikim të disa ish-zyrtarëve të Bashkisë së Durrësit.

 

Z. Dako i është ndryshuar masa e sigurimit vetjak nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”, prej datës 27 shkurt 2024, mbështetur mbi parimin procedurial penal të tejkalimit të afateve të paraburgimit.

 

Ankimi i SPAK për rikthimin e tij në qeli u hodh poshtë nga Gjykata e Posaçme e Apelit.

 

Ai akuzohet për “shpërdorim detyre” në dy raste.

 

Bëhet fjalë për një pallat që u nis 7 kate në 2010 dhe përfundoi 11 kate në vitin 2014 dhe u dëmtua nga tërmeti në 2019.

 

Për këtë u arrestua dhe ndërtuesi i pallatit, z. Fiqiri Farruku.

 

Për këtë aferë penale akuzohen:

1- Z. Vangjush Dako.

2- Z. Adhurim Qehajaj, ish-Drejtori i Drejtorisë së Kontrollit dhe Planifikimit të Territorit.

3- Z. Ermal Lama, me profesion arkitekt.

4- Znj. Meri Semini, me profesion projektuese.

5- Z. Fatmir Ejupi dhe z. Adrian Bulku, me profesion topografë.

 

Rasti i dytë ka të bëjë me një tender të datës 25 mars 2014 për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”.

 

Për këtë aferë penale akuzohen:

1- Z. Vangjush Dako.

2- Z. Adhurim Qehajaj.

3- Znj. Diana Dedja.

4- Z. Adnan Toçila.

 

Ata kanë pasur detyrë përcaktimin e termave të referencës dhe fondin financiar me status limit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 

Recent Posts

See All
bottom of page