top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJKKO-ja SHQIPTOI DËNIME PENALE PËR PUNONJËSIT E BASHKISË SË TIRANËS | EGLANTINA ZERE; RIVJOLA BAXHA; ENKELEJDA QYTA; BRUNO KOÇI; KRISTO ZHULATI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 17
  • 4 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shqiptoi dënime penale për:

1- Znj/znjsh. Eglantina Zere.

2- Znj/znjsh. Rivjola Baxha.

3- Znj/znjsh. Enkelejda Qyta.

4- Z. Bruno Koçi.

5- Z. Kristo Zhulati.


Njoftim | Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale, që i përket procedimit penal nr. 75/3, të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve Eglantina Zere, Rivjola Baxha, Enkelejda Qyta, Bruno Koçi dhe Kristo Zhulati, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të K.Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr. 43/2021, datë 23.03.2021).”.


Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar.


Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Etleva Deda, me vendimin nr. 41, datë 17.06.2025 vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurës Eglantina Zere për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021) dhe dënimin e saj me 9 muaj burgim.


Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Eglantina Zere i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj burgim.


Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.


Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurës Eglantina Zere i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.


Deklarimin fajtor të të pandehurës Rivjola Baxha për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021) dhe dënimin e saj me 9 muaj burgim.


Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Rivjola Baxha i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj burgim.


Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.


Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurës Rivjola Baxha i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.


Deklarimin fajtor të të pandehurës Enkelejda Qyta për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021) dhe dënimin e saj me 9 muaj burgim.


Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Enkelejda Qyta i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj burgim.


Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.


Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurës Enkelejda Qyta i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.


Deklarimin fajtor të të pandehurit Bruno Koçi për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021) dhe dënimin e tij me 9 muaj burgim.


Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Bruno Koçi i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj burgim.


Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.


Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurit Bruno Koçi i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.


Deklarimin fajtor të të pandehurit Kristo Zhulati për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021) dhe dënimin e tij me 9 muaj burgim.


Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Kristo Zhulati i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj burgim.


Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.


Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurit Kristo Zhulati i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.


Shpenzimet proceduriale në fazën e hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.


Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.


Tiranë, më datë 17.06.2025.


Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, thuhet në njoftimin zyrtar.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page