KOBLENZ; REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | 3 SHQIPTARË TË VDEKUR + 4 TË PLAGOSUR NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 11 hours ago
- 2 min read

Koblenz, Republika Federale e Gjermanisë | Strukturat vendore të Policisë konstatuan se:
1- Një aksident automobilistik la të vdekur tre qytetarë shqiptarë + disa të tjerë të plagosur rëndë.
Viktimat:
1- Mashkull, me moshë 53 vjeç.
2- Femra, me moshë 47 vjeçe dhe 65 vjeçe.
Të plagosur:
1- Katër veta.
Njoftim | Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është informuar nga autoritetet gjermane për një aksident të rëndë rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 25 maj, pranë qytetit Koblenz, ku janë përfshirë disa shtetas shqiptarë.
Me keqardhje njoftojmë se si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën tre shtetas shqiptarë, ndërsa katër të tjerë janë plagosur dhe po marrin trajtim në spitalet lokale.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme në Mynih kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane dhe kanë ndjekur nga afër zhvillimet. Hetimet për rrethanat e aksidentit janë ende në vijim.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe uron shërim të plotë për të plagosurit.
Strukturat tona konsullore kanë ofruar mbështetjen e nevojshme për qytetarët e prekur dhe kanë qenë të angazhuara gjatë gjithë ditës për të ndihmuar në menaxhimin e situatës.
Për çdo informacion shtesë, lutemi të kontaktoni në: +49 1523 79 13 997, thuhet në njoftimin zyrtar të ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios