GJERMANI: SULM ME THIKË NË STACIONIN HEKURUDHOR TË HAMBURGUT; NUMRI I TË PLAGOSURVE SHKOI NË 12; NGA TË CILËT 6 JANË NË GJENDJE TË RËNDË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 23
- 1 min read

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Një sulm me thikë ndodhi në stacionin kryesor të trenit të Hamburgut të premten në mbrëmje ku mbetën të paktën 12 të plagosur, ndër ta, 6 në gjendje kritike.
Një alarm u dha të premten në mbrëmje (23.05.2025) në stacionin e trenit të Hamburgut kur një grua 39-vjeçare sulmoi pasagjerët me thikë.
Sipas informacioneve nga gazeta “Bild”, ka të paktën dymbëdhjetë të plagosur.
Një grua 39-vjeçare u arrestua nga policia federale.
Incidenti ndodhi në platformën 13/14.
Sipas informacioneve nga gazeta “Bild”, disa nga të lënduarit po trajtohen në trena. Motivi i krimit mbetet ende i paqartë.
Ndërkohë, një ekip ndërhyrjeje në kriza i Kryqit të Kuq ka mbërritur për të ndihmuar të afërmit e viktimave.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)
















































Comments