top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJERMANI: DY POLICË TË PLAGOSUR NË FUND TË KONGRESIT TË AFD-së NË ESSEN | TË DY U QËLLUAN GJATË NJË PROTESTE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 29, 2024
  • 1 min read

Esen, Gjermani | Dy oficerë policie u plagosën rëndë gjatë një proteste në periferi të një kongresi të AfD-së në Essen.

 

Këtë e kanë bërë të ditur forcat e policisë gjermane.

 

Agjencia gjermane e lajmeve Dpa saktësoi se dy veta të paidentifikuar deri më tani i kanë shqelmuar vazhdimisht dy oficerët në kokë.

 

Sulmi ndodhi teksa policia po shoqëronte një politikan nga partia e ekstremit të djathtë gjerman përmes një grupi protestuesish.

 

Dy oficerët u dërguan në spital, ndërsa shtatë të tjerë u plagosën lehtë.

 

Sulmuesit arritën të arratiseshin duke u përzier në turmë, por policia po shqyrton videot për t'i identifikuar.

 

Aktivistët tashmë ishin përpjekur të bllokonin rrugët mëngjesin e sotëm për të mos lejuar delegatët të arrinin në selinë e kongresit të Alternativës për Gjermaninë (AfD) dhe kishte pasur disa përleshje me policinë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page