GJEORGJI: PROTESTA KUNDËR LIGJIT PËR AGJENTËT E HUAJ: 11 TË ARRESTUAR DHE KATËR POLICË TË PLAGOSUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 17, 2024
- 2 min read
Tbilisi, Gjeorgji | Protestat kundër miratimit të ligjit për agjentët e huaj në Gjeorgji kanë rezultuar me plagosjen e katër punonjësve të Ministrisë së Brendshme të Gjeorgjisë, dhe 11 arrestime.
Këtë e ka bërë të ditur sot agjencia e lajmeve “Sputnik”.
Një ditë më parë, protesta në Tbilisi ishte kthyer në një përplasje mes demonstruesve dhe forcave të rendit.
Pavarësisht thirrjeve të shumta nga Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë për të protestuar në format e kërkuara me ligj, pjesëmarrësit në aksion hodhën objekte të ndryshme, përfshirë gurë dhe shishe, ndaj policisë.
Katër policët e plagosur janë dërguar në spital.
Siç raportoi mjekja e intervistuar nga “Sputnik”, Natia Akhobadze , jeta e të plagosurve nuk është në rrezik.

___.png)












