top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJATË VIZITËS NË SPAK KOORDINATORI PËR ANTI-KORRUPSIONIN GLOBAL RIÇËRD NEFJU (RICHARD NEPHEW) PA NGA AFËR “MALIN ME DOSJE KU GJENDEN TË DHËNA PENALE DHE AKTE PROCEDURIALE PENALE.”

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 20, 2024
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global Riçërd Nefju (Richard Nephew) po zhvillon një vizitë në Republikën e Shqipërisë.

 

Ai sot kreu takime me:

1- Prokurorët e Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

2- Përfaqësues të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) dhe Agjencisë së Prokurimit Publik.

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar nga SPAK-u që të goditet korrupsioni shtetëror në nivelet e tij më të larta.

 

Gjatë vizitës në SPAK koordinatori për Anti-Korrupsionin Global Riçërd Nefju (Richard Nephew) pa nga afër “malin me dosje ku gjenden të dhëna penale dhe akte proceduriale penale.

 

Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global Richard Nephew pa sot në veprim institucionet gjyqësore shqiptare gjatë takimeve me kreun e SPAK, Altin Dumani, prokurorët e SPAK, si dhe përfaqësues të Ministrisë Anti-Korrupsion, Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) dhe Agjencisë së Prokurimit Publik.


Nephew dhe zyrtarët shqiptarë diskutuan përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit.


Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin institucionet e drejtësisë që po forcojnë demokracinë e Shqipërisë teksa ajo përparon në rrugën e saj drejt BE-së”, thuhet në njoftimin e ambasadës së Amerikës të akredituar në RSh.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

ree
ree

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page