GJASHTË AVIONË LUFTARAKË POLAKË “F-16” U NGRITËN NË FLUTURIM PASI DY DRONË “SHAHED” PO SHKONIN DREJT KUFIRIT POLAK | CENTRALI I ÇERNOBILIT ËSHTË PA ENERGJI ELEKTRIKE SI PASOJË E NJË SULMI RUS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 1
- 1 min read

Varshavë, Poloni | Polonia ngriti në ajër gjashtë avionë “F-16” pasi vuri re dy dronë “Shahed” që potencialisht po shkonin drejt kufijve të saj.
“Centrali bërthamor i Çernobilit ka mbetur pa energji pas një sulmi rus, thotë Kievi.
Energjia elektrike në objektin e përmbajtjes që strehon një pjesë të centralit bërthamor të Çernobilit, i shkatërruar gjatë katastrofës bërthamore të vitit 1986, u ndërpre nga bombardimet ruse”, njoftoi sot Ministria e Energjisë e Ukrainës.
“Për shkak të rritjeve të energjisë, Mbyllja e Re e Sigurt, një strukturë kyçe që izolon reaktorin e katërt të shkatërruar të centralit bërthamor të Çernobilit dhe parandalon lëshimin e materialeve radioaktive në mjedis, ka mbetur pa energji”, tha ministria në Telegram.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments