top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GAZË | UDHËHEQËSI I ORGANIZATËS TERRORISTE HAMAS NË RRIPIN E GAZËS DHE KOMANDANTI I BRIGADAVE AL-KASEM (QASSAM) IZZ AL-DIN AL-HADDAD U SHENJËSTRUA NGA FORCAT E MBROJTJES SË IZRAELIT (IDF).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 55 minutes ago
  • 1 min read

Jeruzalem, Izrael | Forcat Ajrore Izraelite shënjestruan Izz al-Din Haddadin, udhëheqësin e Hamasit në Rripin e Gazës dhe komandantin e Brigadave Al-Qassam, me një sulm ajror në Qytetin e Gazës”.


Kështu njoftuan Kryeministri Benjamin Netanjahu dhe Ministri i Mbrojtjes Israel Kac (Katz) e bënë këtë deklaratë të përbashkët.


Sipas mediave palestineze, sulmi kishte në shënjestër një ndërtesë banimi në lagjen Rimal të qytetit të Gazës.


Një zyrtar i lartë izraelit i sigurisë, i cituar nga enti mediatik vendor “Times of Israel”, tha se kishte indikacione fillestare se udhëheqësi i Hamasit u vra në sulm.


Kryeministri Netanjahu dhe Ministri Kac (Katz) pretendojnë se urdhëruan vrasjen e Hadad-it, komandant i krahut ushtarak të grupit terrorist dhe një nga arkitektët e masakrës së 7 tetorit.

 

Haddad-i ishte përgjegjës për vrasjen, rrëmbimin dhe plagosjen e mijëra civilëve izraelitë dhe ushtarëve të Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF).


Ai mbajti peng civilët tanë në robëri brutale, drejtoi operacione terroriste kundër forcave tona dhe refuzoi të zbatonte marrëveshjen e udhëhequr nga Presidenti i ShBA-ës Tramp (Trump) për të çmontuar armët e Hamasit dhe për të çmilitarizuar Rripin e Gazës”, thanë ata.


IDF-ja dhe Shin Bet-i po zbatojnë plotësisht politikën e qeverisë për të mos përmbajtur kërcënimet dhe për të neutralizuar paraprakisht armiqtë tanë.


Ky është një mesazh i qartë për të gjithë vrasësit që kërkojnë jetën tonë; herët a vonë, Izraeli do t'ju arrijë”, thanë ata.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page