PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) SHFAQI NJË FOTO DUKE HEQUR PARALELE MIDIS TAKIMIT TË TIJ ME PRESIDENTIN VLADIMIR PUTIN DHE TAKIMIT TË PRESIDENTIT NIKSON ME SEKRETARIN E PARË HRUSHOV.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 5 hours ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti amerikan Danlld Tramp (Trump) postoi një foto duke bërë paralele midis takimit të tij me Presidentin Putin dhe takimit të Presidentit Nikson me Sekretarin Nikita Hrushov.
Në vitin 1959, në Ekspozitën Kombëtare Amerikane në Parkun Sokolniki të Moskës, Zëvendëspresidenti i ShBA-ës Riçërd Nikson (Richard Nixon) dhe udhëheqësi sovjetik Nikita Hrushov mbajtën të famshmin “Debatin e Kuzhinës”.
Brenda një shtëpie model amerikane, ata debatuan se cili sistem ishte superior - kapitalizmi apo socializmi.
Presidenti Nikson theksoi rehatinë dhe liritë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa Sekretari Hrushov këmbënguli se BRSS-ja së shpejti do ta arrinte dhe do ta tejkalonte Amerikën.
Debati u bë një simbol i rivalitetit ideologjik, por shënoi gjithashtu herën e parë që miliona qytetarë sovjetikë panë udhëheqësin e tyre të angazhohej drejtpërdrejt me një burrë shteti amerikan.
Vetëm disa muaj më vonë, Hrushovi bëri vizitën e tij të parë zyrtare në Shtetet e Bashkuara.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios