FSHATI ÇUKË: U ARRESTUA ASIM GARO | ARMË + MUNICION PA LEJE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 11, 2024
- 2 min read
Fshati Çukë, Sarandë, Shqipëri | Z. Asim Garo, me moshë 31 vjeç, u arrestua nga strukturat vendore të Policisë së Shtetit.
Arrestimi i tij u krye pasi në banesë iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal armë zjarri me municion luftarak.
U procedua penalisht edhe një i mitur me moshë 15 vjeç, për moskallëzim krimi.
Njoftim | Sarandë/Vijojnë kontrollet dhe puna e inteligjencës policore, për të garantuar sundimin e ligjit në territor.
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Sarandë, operacioni policor i koduar “Gracka”.
Fshihte në banesë armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 31-vjeçari.
Procedohet penalisht një 15-vjeçar, për moskallëzim të këtij rasti të armëmbajtjes pa leje.
Sekuestrohen arma e zjarrit, 3 krehra dhe fishekë luftarak.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore, të siguruar në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për një rast të armëmbajtjes pa leje, në një banesë në fshatin Çukë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë finalizuan operacionin policor të koduar “Gracka”.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. G., 31 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 15 vjeç.
Nga kontrolli në banesën e 31-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura, 1 armë zjarri kallashnikov, 3 krehra dhe fishekë luftarak.
Ndërkaq, i mituri u procedua penalisht pasi dyshohet se ishte në dijeni se shtetasi A. G. fshihte armë zjarri dhe nuk kishte kallëzuar krimin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)


















Comments