FSHATI ZBARQE; NJËSIA ADMINISTRATIVE NDROQ; TIRANË | U SHOQËRUAN PËR INTERVISTIM POLICOR SINAN IDRIZI; RAMIZ IDRIZI; DASHAMIR IDRIZI; SERXHO IDRIZI.

Fshati Zbarqe, Njësia Administrative Ndroq, Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit shoqëruan për intervistim policor:
1- Z. Sinan Idrizi.
2- Z. Ramiz Idrizi.
3- Z. Dashamir Idrizi.
4- Z. Serxho Idrizi.
Njoftim | Tiranë.
Informacion paraprak.
Në Sallën Operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Zbarqe, Ndroq, ishin dëgjuar të shtëna me armë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Gjatë veprimeve të para hetimore dhe kontrollit të zonës, është gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu (çifte) dhe municion.
Për verifikimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit, janë shoqëruar 4 shtetas në Komisariat.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit







Comments