RRUGA “NDRE MJEDA”; TIRANË | DYLBER SELIMLLARI U ARRESTUA; VINTE VËRDALLË ME KOBURE ME VETE.

Rruga “Ndre Mjeda”, Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Dylber Selimllari, me moshë 31 vjeç.
Njoftim | DVP Tiranë.
Finalizohet nga Komisariati Nr. 2, një tjetër operacion kundër armëmbajtjes pa leje.
Operacioni i koduar “Shadow”/Lëvizte në rrugën “Ndre Mjeda”, i armatosur me pistoletë të mbushur me municion, arrestohet 31-vjeçari.
Sekuestrohen arma e zjarrit me krehrin dhe 14 fishekë.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të një informacioni të siguruar gjatë punës operative, për një shtetas që lëvizte me armë zjarri me vete, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 finalizuan operacionin e koduar “Shadow”, në kuadër të të cilit u ndërhy menjëherë për të ndaluar shtetasin e dyshuar, në rrugën “Ndre Mjeda”.
Konkretisht, u vu në pranga shtetasi D. S., 31 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap në flagrancë me armë zjarri (pistoletë të mbushur me municion) me vete, të cilën e posedonte pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, u tha në njoftimin zyrtar.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit








Comments