FSHATI NDROQ; TIRANË | DYLBER HALILI U ARRESTUA.

Fshati Ndroq, Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Dylber Halili, me moshë 33 vjeç.
Njoftim | Policia e Shtetit.
Finalizohet një tjetër fazë e operacionit të koduar “Fast”, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me DVP Tiranë.
Akuzohet në Itali, për krime kundër personit, kundërshtim të punonjësve të Policisë dhe shkatërrim prone, kapet në Ndroq, 33-vjeçari.
Në vijim të koordinimit informativ dhe operacional, nëpërmjet Interpol Tiranës, me homologët në Itali, me objektiv lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët e Sektorit për Kërkimin (FAST Albania) në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Tiranë, finalizuan një tjetër fazë të operacionit të koduar “Fast”, si rezultat i të cilit u lokalizua në Ndroq dhe u arrestua provizorisht shtetasi D. H., 33 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi autoritetet gjyqësore italiane, më datë 31.07.2026, i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, “Plagosja”, “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i arrestimit” dhe “Kundërshtimi i punonjësit te policisë gjatë ushtrimit të detyrës”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurën për ekstradimin e 33-vjeçarit, në Itali, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments